Claudio Lotito, presidenti i Lazios, shpjegoi për “Corriere dello Sport” lamtumirën e Igli Tare, drejtorit historik sportiv të klubit kryeqytetas që u largua në fund të sezonit të kaluar.
“Unë nuk hoqa dorë nga ai, por u largua vetë dhe më vjen keq. Ai ishte një person i jashtëzakonshëm, në nivel personal dhe njerëzor.
Tetëmbëdhjetë vjet bashkë, një mik i madh dhe një njeri i biznesit. Një ditë më telefonoi dhe më tha se donte të largohej dhe se ishte mirënjohës për gjithçka që i kisha dhënë”, është shprehur Lotito./h.ll/abcnews.al