Sherr në Librazhd për pronat/ I riu godet me grushta dhe sende të forta 40-vjeçarin

schedule09:39 - 15 Korrik, 2023

schedule 09:39 - 15 Korrik, 2023

Një sherr për çështje pronash ka ndodhur mes dy personave ka ndodhur në Librazhd. Mësohet se një 30-vjeçar ka goditur me grushte dhe me sende të forta, një 40-vjeçar, dhe ky i fundit, më pas, ka dëmtuar me mjete të forta, automjetin e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit 30 vjeç, dhe 40 vjeç, pasi në fshatin Katjel, Prrenjas, gjatë një konflikti për motive pronësie ndërmjet tyre, shtetasi 30-vjeçar ka goditur me grushte dhe me sende të forta, shtetasin 40-vjeçar, dhe ky i fundit, më pas, ka dëmtuar me mjete të forta, automjetin e 30-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!