Mesfushori Arturo Vidal i është bashkuar Atletico Paranaense.
Pak ditë më parë, 36-vjeçari kilian u nda nga Flamengo dhe sot u prezantua zyrtarisht si i sapoardhur në një tjetër klub brazilian, Atletico Paranaense.
Kontrata e mesfushorit llogaritet deri në fund të këtij viti.
Arturo Vidal u shfaq në 51 ndeshje të Flamengos në dy sezone, duke shënuar dy gola dhe tre asistime. Më parë, futbollisti ka mbrojtur ngjyrat e Interit, Barcelonës, Leverkusen, Juventus, Bayer dhe Colo-Colo. Për kombëtaren e Kilit, Vidal luajti 138 ndeshje, duke goditur portën e kundërshtarëve 33 herë. /G.D abcnews.al/