Gjatë intervistës për “News Line” në ABC News me gazetaren Viol Xhafaj, analisti Adri Nurellari hodhi dyshimet se kryeministri i Kosovës mund të jetë shantazhuar nga përfaqësuesit e Listës Serbe. Sipas tij, nuk është rastësi fakti që Kurti u tërhoq nga kushtet në veri pas publikimit të përgjimeve.
“Në bisedë e sipër u tha se ka mjaftueshëm materiale për t’ja thyer kokën qeverisë dhe Kurtit dhe kjo nuk u kundërshtua nga përfaqësuesja e Kurtit në bisedë. Dhe duket tepër koeicidencë që menjëherë pas përgjimeve, që nuk është çudi që t’i kenë bërë publike vetë përfaqësuesit e Listës Serbe, dhe që ata të kenë të tjera materiale kompromentuese me të cilat mund të shantazhojnë.
Kjo është hamendësim sepse janë tepër koeicidenca. Prandaj duhet që të angazhohet prokuroria dhe kërkohet që sistemi i drejtësisë të vihet në lëvizje dhe kjo çështje të zbardhet sa më shpejt.“, theksoi Nurellari./abcnews.al