Mendy është shpallur i pafajshëm për 2 raste për përdhunim, ish-lojtari i City qan pas vendimit

schedule16:58 - 14 Korrik, 2023

schedule 16:58 - 14 Korrik, 2023

Benjamin Mendy është liruar nga akuzat për dy raste të tjera të sulmit seksual.

Ish-mbrojtësi i Manchester City është shpallur i pafajshëm për një akuzë për përdhunim (tetor 2018) dhe një përdhunim në tentativë (tetor 2020).

Mësohet se Benjamin Mendy nuk i ka mbajtur dot emocionet dhe ka qarë në sallën e gjyqit pas shpalljes së vendimit.

Kujtojmë se në janar, lojtari u lirua nga akuzat për shtatë raste të sulmit seksual. Për një nga akuzat për përdhunim, francezi u shpall i pafajshëm në shtator.

Tani juria shqyrtoi dy çështjet e mbetura dhe gjithashtu e shpalli futbollistin të pafajshëm. /G.D abcnews.al/