Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pak orë na ndajnë nga zyrtarizimi, Declan Rice prezantohet sot tek Arsenal

schedule13:56 - 14 Korrik, 2023

schedule 13:56 - 14 Korrik, 2023

Pritjes i erdhi fundit dhe në pak, mesfushori tepër i talentuar anglez, Declan Rice do të nënshkruajë për klubin e tij të ri, “topçinjtë” e Arsenal, teksa u transferuar te këta të fundit nga “çekiçët” e West Ham.

Sipas raportimeve më të fundit nga gazetari i mirënjohur i futbollit, Florian Plettenberg, marrëveshja mes dy klubeve do të mbyllet sot, me “topçinjtë” që kanë derdhur në arkat e West Ham, plot 120 milionë paund, duke llogaritur këtu dhe bonuset.

Përsa i përket kontratës personale ende nuk janë zbuluar detaje dhe nuk dihet sesa Arsenal do të paguajë në sezon, për një lojtar që sezonin e shkuar shënoi 5 gola e dhuroi 4 asistime, teksa zbriti në fushë plot 50 herë për “çekiçët” e tij. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!