Trafik droge në Itali, shqiptari hidhet nga dritarja, nuk i shpëton arrestimin, në pranga edhe dy bashkëpuntorët e tij

schedule12:11 - 14 Korrik, 2023

schedule 12:11 - 14 Korrik, 2023

Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike në qytet dhe në lokalet e zonës në provincën e Vicenzës.

Mediat vendase shkruajnë se si rezultat i hetimeve është zbuluar se të rinjtë shqiptarë përkatësisht, 24, 31 dhe 30 vjeç drogën e mbanin në dy baza të ndryshme, në një apartament në Altavilla Vicentina (VI) dhe në një shtëpi në Poianella di.

Këta narkotrafikantë, nga monitorimi i kryer nga financuesit, rezultoi se i dedikoheshin shitjes së kokainës në sheshe dhe në lokalet e ndryshme të dy komunave Beriçi.

Falë aktiviteteve të vëzhgimit, kontrollit dhe hijezimit, financuesit gjetën apartamentin e vendosur në një godinë në Altavilla Vicentina ku të rinjtë 24 dhe 31 vjeç ishin furnizues të 30 vjeçarit, i cili më pas bënte edhe shpërndarjen e kokainës.

Ndërkohë në momentin që policia është future në banesë 24 vjeçari ka tentuar që të ikë nga policia duke u hedhur nga dritarja e banesës dhe duke pësuar disa fraktura.

Në kuadër të operacionit në këtë banesë është sekuestruar mbi 500 gramë kokainë nga e cila mund të ishin marrë rreth 1000 doza, 50 gramë lëndë prerëse dhe gati 1000 euro para cash, si dhe 7 telefona inteligjentë dhe 3 peshore precize peshimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!