Modelja e njohur, Karlie Kloss mirëpriti në botë fëmijën e saj të dytë me bashkëshortin Joshua Kushner. Kushner, 38-vjeçe, ndau lajmin e lumtur në Instagram së bashku me një foto të të porsalindurit.
“Mirë se erdhe [në botë]”, ka shkruar ajo krahas fotos.
Çifti zbuloi shtatzëninë e dytë të Karlie në Met Gala në maj, kur modelja doli me një fustan të zi të veshur që tregonte barkun e saj të rrumbullakosur.
Gjatë një interviste me Entertainment Tonight në tapetin e kuq, Kloss zbuloi pse zgjodhi natën më të madhe të modës për të shpallur lajmin e lumtur, duke u shprehur: “Kjo është nata më e rëndësishme në modë, sigurisht, dhe sinqerisht jam e befasuar që kam mundur mbaje sekret kaq gjatë”.
Ajo shtoi për Vogue: “Kam një plus një, mos shhh… mos i trego askujt.”
Kloss dhe Kushner tashmë kanë një djalë, Levi Joseph, i lindur në vitin 2021. Tre vjet më parë, çifti u martua në veri të Nju Jorkut./abcnews.al