Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rusia: E dinim se Turqia do të bënte çfarëdo t’i kërkonte NATO

schedule10:57 - 14 Korrik, 2023

schedule 10:57 - 14 Korrik, 2023

Moska ka dyshime se Ankaraja mund të devijojë nga linja e NATO-s në lidhje me anëtarësimin e Suedisë në aleancë, tha të premten zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, duke treguar pakënaqësinë e Rusisë me ndryshimin e qëndrimit të Turqisë, gjatë Samitit të NATO-s në Vilnius.

“Turqia është anëtare e NATO-s dhe voton, merr vendime, merr iniciativa për axhendën e NATO-s. Ne nuk duhet ta harrojmë këtë, ndaj ju bëj thirrje ta mbani mend këtë.

Turqia është anëtare e NATO-s dhe gjithashtu ka infrastrukturën e NATO-s në territorin e saj,” tha ajo.

Sipas përfaqësuesit të diplomacisë ruse, anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut ndryshon ekuilibrin e fuqisë në rajonin europian dhe krijon kërcënime si për sigurinë e Federatës Ruse dhe “sigurinë në përgjithësi, duke pasur parasysh fuqinë shkatërruese që NATO ka”.

“Kjo, natyrisht, do të ndikojë, siç ka thënë vazhdimisht lidershipi rus, në vendimet e marrë ana jonë”, shtoi Zakharova, duke kërcënuar praktikisht se do të merrte kundërmasa.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!