Skuadra shqiptare e Shkupit ka dhuruar spektakël në ndeshjen e parë të Conference League, teksa ka triumfuar me rezultatin 0-5 në transfertë ndaj lituanezëve të Hegelman.
Heroi i bardhebluve të Shkupit ishte padyshim sulmuesi Cefas që arriti të realizonte plot 4 gola në minutat 11, 45+1, 56 dhe 62, teksa golin tjetër për shkupjanët e realizoi Kueven.
Me këtë fitore madhështore, skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut, duket se ka siguruar kualifikimin për në turin e dytë të Conference League.