Një gjeneral ukrainas konfirmoi për CNN se bombat thërrmuese nga SHBA kishin mbërritur në Ukrainë, gati një javë pasi presidenti Joe Biden tha se kishte marrë vendimin e vështirë për të miratuar transferimin e tyre në Ukrainë.
“Ne sapo i kemi marrë ato, nuk i kemi përdorur ende, por ato mund të ndryshojnë rrënjësisht fushën e betejës,” tha gjeneral Oleksandr Tarnavskiy, komandanti i Operacionit të Forcave të Përbashkëta Tavria.
Udhëheqësit e lartë do të vendosin për zonat se ku mund të përdoren, tha Tarnaëski, duke vënë në dukje se “kjo është një armë shumë e fuqishme”.
Tarnavski theksoi kufizimet në përdorimin e bombave thërrmuese, duke thënë se përdorimi i tyre është i ndaluar në zonat e populluara, edhe nëse ato janë të pushtuara nga forcat ruse.
SHBA tha se kishte garanci me shkrim nga Ukraina se ato nuk do të përdoren në zona civile dhe se përdorimi i tyre do të monitorohet për operacione të mundshme të çminimit.
SHBA tha se vendimi për t’i dhënë Ukrainës bomba thërrmuese ishte për shkak të mungesës së predhave të artilerisë nga Kievi.
“Sapo prodhimi të arrijë një nivel ku mund të plotësojë nevojat e Ukrainës, atëherë nuk do të ketë nevojë të dërgojmë më bomba thërmuese,” tha ai, pa specifikuar një afat kohor.
/abcnews.al