Opozita nuk pret të hënën. Seancatë enjten u shfrytëzua prej tyre për të fokusuar çështjen Ahmetaj.
‘Të vi në Kuvend Edi Rama’
Kërkesë që nuk u plotësua. Karrigia e Edi Ramës mbeti bosh deri në fund.
“Në raport me kryeministrin Rama nuk ka asnjë gojë as argument që mund ta bëjë pis në raport me drejtësinë”
Opozita e të gjithë copave që herët ishte kujdesur që të ishte Ahmetaj, tema e Parlamentit dhe kërkesa e SPAK për ta arrestuar atë.
Bardhi: Kemi dorëzuar kërkesnë për ndryshimin e rendit të ditës.
Bushka: “ka procedurë. Nuk bëhet për nevojë politike”
Refuzimi i fillimit i maxhorancës e bëri të zhurmshme seancën, që u ndërpre disa herë për shkak të bllokimit të foltores por edhe të etiketimeve ofenduese që përdorën palën ndaj njëra-tjetërs.
Këto ditë nga dosja e ish-zv.kryeministrit Ahmetaj kanë qarkullur dhe disa emra të tjerë, deputetësh të PS-së, që folën.
Pas disa orë debatesh, megjithatë maxhoranca vendosi që seancën e së hënës të afrohet dhe ajo do të mbahet sot, e premte, ku Parlamenti do ia heq imunitetin Ahmetajt dhe i hap rrugë SPAK-ut për ta arrestuar.
Në radhët e opozitarëve pati nga ata që përveç se drejtuan gishtin e përgjegjësisë nga maxhoranca, edhe ndaj vetes.