Selanik/ Vritet me armë zjarri 50-vjeçari shqiptar, shkak sherri banal në mes të rrugës

schedule13:30 - 13 Korrik, 2023

schedule 13:30 - 13 Korrik, 2023

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në qytetin grek të Selanikut. Si pasojë e një mosmarrëveshje në mes të rrugës, një person ka qëlluar vdekje me armë zjarri një 50 vjeçar me origjinë shqiptare.

Shqiptari fillimisht ka goditur me grashta autorin që ishte brenda në makinë para një karburanti, më pas ka qenë ky i fundit që nga automjeti ka qëlluar me armë zjarri 50-vjeçarin ,  shkruajnë mediat greke.

Mësohet se viktima ka mbetur i plagosur rëndë dhe ka ndërruar jetë pak minuta më vonë.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë hetimet për shkaqet ngjarjes si edhe identifikimin dhe kapjen e autorit.r.t/abcnews.al