Policia me urdhër të prokurorisë së Tiranës ka ushtruar kontroll ditën e djeshme në banesën e Valter Bamit në Nikël, i arrestuar pas atentatit ndaj Gentian Bejtjas në oborrin e banesë ku u vra kunati i tij Ramazan Sino dhe u plagosën dy djemtë e tij të mitur.
Policia shkoi në banesë në kërkim të armës sportive, të cilën ai ka pretenduar se e ka me leje, dhe se gjurmët e barutit të gjetura te kyçin e dorës së majtë janë përfituar prej përdorimit të saj dhe jo të plumbave të kallashnikovit që u qëlluan mesnatën e 4 korrikut.
Pas kontrollit mësohet se arma sportive nuk është gjetur dhe policia është kthyer duarbosh.
Ndërkohë Bamit i është kërkuar që organeve të drejtësisë t’u tregohet se ku është fshehur armën dhe me agjetjen e saj pritet të krahasohet me faktorët plotësuese të gjetur në kyçin e dorës së majtë të 37-vjeçarit./abcnews.al