Arrestohet ish-kryetari i Bashkisë Fushë-Arrëz, Fran Tuci

schedule09:05 - 13 Korrik, 2023

schedule 09:05 - 13 Korrik, 2023

FUSHË-ARRËZ- Prokuroria e posacme ka leshuar urdher arresti për Ish-kyetarin e bashkisë se Fushë arrëzir Fran Tuci , me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Ai u vu në pranga mbrëmjen e së mërkyrës ndërsa akuzohet se lejoi ndërtimin e një segmenti rrugor rreth 1.8 km të gjatë dhe 5 metra të gjërë, në një territor nën juridiksionin administrativ të Bashkisë Fushë Arrëz, duke demtuar sipërfaqen pyjore në pronësi të kësaj bashkie e duke dëmtuar dhe terrenin.

Sipas inspektoriartit të mbrojtjes së territorit Shkodër, dëmi shkaktuar kap vlerën e 234,007,500 lekëve.

Organi i akuzës thote se Tuci në bashkëpunim me ish-Administratorin e Njësisë Administrative Iballë, Ndoc Marku kanë lejuar hapjen e një segmenti të ri rrugor rural, të pamiratuar më parë nga autoritetet kompetente.

Për këtë arsye, ky i fundit u la në arrest shtëpie, si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, ndërsa për fadomistin që kreu punimet në këtë rrugë, Durim Markgjekaj Gjykata caktoi masën e sigurisë detyrim paraqitje, nën akuzën e veprës penale Shkatërrimi i pronës.

Fran Tuci u zgjodh kryetar i Bashkisë Fushë-Arrëz në 2015, si përfaqësues i Partisë Socialiste. Tuci u rizgjodh edhe ne zgjdhjet e 2019-es per nje mandat te dyte, por

kur ai ushtronte detyren vëllai i tij, ra në prangat në qershor të 2020, gjatë një operacioni antidrogë./n.m.abcnews.al