“Sveçla duhet të ishte shkarkuar”, deputeti i PDK-së: Përplasja e Kurtit me ndërkombëtarët ndihmoi Serbinë

schedule16:57 - 12 Korrik, 2023

schedule 16:57 - 12 Korrik, 2023

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha dha një intervistë për emisionin “Ballkan Update” me gazetaren Linda Karadaku, ku u shpreh se ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla duhet të ishte shkarkuar menjëherë pas ngjarjeve që ndodhën në veri të vendit.

“Sveçla duhet të ishte shkarkuar tashmë për zënien rob të policëve dhe mungesën e kapaciteteve përforcuese dhe veprime të gabuara. Duhet të ishte shkarkuar për shkak se ka marrë rolin e kryepolicit. Vetëm të ketë një vendim politik dhe urdhër operativ, të gjithë kriminelët dhe organizatat terroriste që ka shpallur qeveria jonë mund të arrestohen brenda një dite.

Kurti u tërhoq dhe pasi bëri gjithë këtë dëm, shtrohet çështja: A u arritën këto kritere që vazhdonte në vazhdimësi? A arriti t’i legjitimojë mandatet e kryetarëve të zgjedhur në veri? Jo. A u janë krijuar kushtet për zgjedhje për pjesëmarrje të serbëve pa impakt të Vuçiç? A u arrestuan kriminelët, ata që i ka cilësuar si organizata terroriste? “, theksoi deputeti.

Ai shtoi se qeveria e Kosovës, me veprimet që bëri në veri, krijoi vetëizolim dhe prishi raportet me aleatët që ndihmuan vendin të bëhet shtet. Siç shtoi më tej deputeti i PDK-së, përplasja e Albin Kurtit me bashkësinë ndërkombëtare “i krijoi shanse Rusisë dhe Serbisë.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!