LITUANI- Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto ku është takuar me presidentin e Francës Emanuel Macron në Vilnius të Lituanisë. Ai thotë se presidenti francez po përgatitet për të ardhur në Tiranë, në kuadër samitit të procesit të Berlinit, i cili mbahet më 16 tetor në Tiranë.
“Vilnius, Lituani – Me Presidentin e Francës, Emanuel Macron, i cili po përgatitet për të ardhur në Tiranë. Samiti i NATO-s”, shkruan Rama.
Shqipëria si vend anëtar i NATO-s ka dëshmuar përkushtimin dhe seriozitetin e saj, duke u shprehur hapa konkretë në rritjen e kontributit për ruajtjen e paqes dhe sigurisë.
Kryeministri Edi Rama shtoi se Shqipëria është e gatshme të angazhojë trupa shtesë për të forcuar praninë e saj në NATO dhe se angazhohet për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto ( PBB-së)./n.m.abcnews.al