Shqipëria nga viti në vit po bëhet akoma edhe më shumë një vend tërheqës për turistët vendas dhe të huaj.
Ky sezon ka nisur me shifra rekord turistësh dhe po vazhdon i tillë, teksa jemi ende në mesin e tij.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjete sociale pamje nga portat tokësore të Shqipërisë Turistike, nga ky hyjnë një pjesë e turistëve.
“Presim të buzëqeshur turistët e panumërt që po ‘pushtojnë’ vendin tonë të bekuar nga qielli, toka dhe deti”, shkruan Rama.
Postimi i plotë:
Portat tokësore të Shqipërisë Turistike, pikat tona doganore, presin të buzëqeshura turistët e panumërt që po “pushtojnë” vendin tonë të bekuar nga qielli, deti dhe toka
*Hani i Hotit, Murriqan, Kakavijë, Kapshticë, Qafë Thanë dhe Qafë Botë. r.t/abcnews.al