“Kjo Barcelonë po vuan jashtë, unë përgjegjësi kryesor”

schedule11:26 - 22 Shtator, 2019

schedule 11:26 - 22 Shtator, 2019

Barcelona ka dhuruar një tjetër paraqitje të shëmtuar në kampionat. Kampionët e Spanjës u mposhtën 2-0 në transfertë përballë Granadës dhe pas javës së pestë renditën në vendin e shtatë me po kaq pikë.

Ernesto Valverde ka marrë përsipër përgjegjësitë e kësaj disfate. Ekipi po has vështirësi në ndeshjet larg Camp Nout dhe kjo ishte transferta e katërt pa fitore. Trajneri e pranon një problem të tillë që po i shqetëson të gjithë.

Nuk po arrijmë rezultate pozitive jashtë fushës tonë dhe kjo gjë më shqetëson. Është ndeshja e katërt në transfertë që nuk fitojmë dhe kjo është një shenjë që nuk ndodhemi në gjendje të mirë. Nuk po luajmë mirë, po dominojmë, por nuk po arrijmë të shënojmë.

Ndryshe ndodh me kundërshtarët, të cilët po na ndëshkojnë lehtësisht. Tentoj të marr përgjegjësitë e mia për atë që po ndodh. Lojtarët janë aktorët pozitivë apo negativë, por trajneri është përgjegjësi kryesor dhe un ndihem i tillë.”

Granada e meritoi fitoren. Ata ishin intensivë, na shqetësuan shumë dhe na goditën në momentin e duhur. Penalltia e Vidal? Ishte një veprim i izoluar. Një situatë e çuditshme dhe diçka e tillë na ndodhi edhe kundër Osasunës“, theksoi trajneri i Barcelonës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!