Kanë pëfunduar 3 sfidat e para të ditës së sotme, të vlefshme për raundin e parë të fazës kualifikuese të UEFA Champions League, ku në Aremani, Zrinjski i Marsel Ismajlgecit ka fituar ndaj skuadrës së Urartu me rezultatin, 0 me 1, Struga e Shpetim Duros ka rezituar mirë në Lituani duke barazuar 0 me 0, ndërsa Redon Xhixha është bërë “hero” i azerëve, me këta të fundit që përmbysën gjithçka ndaj skuadrës së Gjibraltaris, Lincoln Red Imps.
“Hero” i boshnjakëve në tokën armene për boshnjakët e Zrinjski u bë mbrojtësi kroat 28-vjeçar, Matej Senic, i cili në minutën e 89’-të të sfidës kap bukur një krosim Kozulj dhe çon topin në rrjetë, duke filluar kështu festën e boshnjakëve.
Në krahun tjetër, azerbajxhanasit e Qarabag kanë përmbysur gjithçka ndaj Lincoln Red Imps, me këta të fundit që gjetën golin e parë, në minutën e 25’-të të sfidës, pas goditjes potente të spanjollit, Kike Gomez. Mirëpo, një gol i “fantazistit” Redon Xhixha në minutën e 58’-të të sfidës dhe një tjetër nga Yassine Benzia në minutën e 94’-rt sollën fitoren e Qarabag.
Në përballjen tjetër, Struga e Shpëtim Duros ia ka dalë mrekullisht t’i bëjë ballë furisë lituaneze të Zalgiris, me ndeshjen që përfundoi me rezultatin e bardhë 0 me 0, pavarësisht sulmuesve të shumta të lituanezëve. /i.m /abcnews.al
Rezultatet e sfidave:
Urartu 0 – 1 Zrinjski
Zalgiris 0 – 0 Struga
Lincol Red Imps 1 – 2 Qarabag
Goli i Redon Xhixhës: