Asambleja Paralamentare në Serbi votoi këtë të martë me 149 vota pro për shkakrimin e Ministrit të Ekonomisë, Radet Basta.
Ishin 45 deputetë të cilët abstenuan ndërsa kërkesa për shkarkimin e Ministrit të Ekonomisë erdhi me iniciativë të kryeministres së vendit, Ana Bërnabiq.
Radet Basta u akuzua nga Parlamenti Serb se ka bërë deklarata që bien ndesh me politikën shtetërore dhe atë kombëtare, pasi kërkoi që të vendosen sanskione ndaj rusisë për luftën e nisur në Ukrainë.
Basta u zgjodh ministër i Ekonomisë si pjesëtar i koalicionit të Partisë Socialiste të Serbisë, lideri i të cilës është ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq. Në këtë koalicion bën pjesë edhe partia Serbia e Bashkuar.
Deri sa të zgjidhet një tjetër minister Ekonomie në Serbi, kompetencat e Radet Bastës do ti ushtrojë ministri i Financave, Sinisa Mali.
Serbia është një ndër shtetet e pakta në Europë që nuk ka sanksionuar ende Rusinë për pushtimin e Ukrainës./abcnews.al