Rasti ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ish-komandanti i UÇK-së dëshmon në Hagë

schedule13:36 - 11 Korrik, 2023

schedule 13:36 - 11 Korrik, 2023

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, ka filluar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale, në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mustafa po dëshmon pa masa mbrojtëse dhe leximi i deklaratës së betimit në gjykatore u bë në seancë publike.

Ky është gjykimi kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

/KosovaPress/