Gjithçka ka shkuar keq, në ofertën e parë që e Leipzig bënë për qendërmbrojtësin e talentuar të Lyon, Castello Lukeba, me bordin e francezëve që refuzuan ofertën e parë të gjermanëve prej 32 milionë eurosh, e ndarë në 26 milionë euro bazë plus bonuse.
Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes franceze, “L’Equipe”, bordi i Lyon ka vendosur shifrën prej 30 milionë eurosh pa llogaritur këtu bonuset, si shifër fillestare për kartonin e 21-vjeçarit, i cili ka dhe 2 vite të tjera në kontratën e tij me francezët.
Mirëpo, në krahun tjetër, Lukeba ka rënë dakord për një marrëveshje 5-vjeçare me “demat” e Leipzig dhe gjermanët tashmë priten të bëjnë një ofertë tjetër në ditët në vijim për të kompletuar transferimin e talentit të mbrojtjës. /i.m /abcnews.al