Dikur ishte në stolin e një ekipi vërtet të fortë.
Ernest Gjoka drejtonte Kukësin në vitin tashmë të lënë pas 2017, duke iu afruar një sensacioni, eliminimit të një skuadre tepër të fortë si Sherifi I Tiraspolit, që ka provuar fazën e grupeve në Europë.
Vetëm fati ishte kundër kuksianëve të Gjokës në atë kohë, me penallti të humbur e shtyllë në sekondat e fundit, ndërsa sot trajneri I njohur shqiptar analizon skuadrat shqiptare që këtë javë debutojnë në kupat kontinentale, ndërsa jep intervistën për Abc-në.
Partizani luan këtë të martë në Champions.
“Një skuadër që ka mbajtur boshtin dhe ka afruar dy tre lojtarë me cilës. Bate Borisov nuk është më ajo skuadër e dikurshme, sot ka probleme dhe rastësisht është kampione e Bjellorusisë.
U dënuan vendi i parë, i dytë dhe i tretë, dhe kështu vendi i katërt u fut në Champions League. Mendoj se është një mundësi reale e Partizanit, duhet të jetë dominant ndaj ekipit bjellorus. Mendoj dhe shpresoj edhe për të mirën e futbollit shqiptar që Partizani ta kapi fortë këtë mundësi dhe pse jo të ikë sa më lartë, ndoshta edhe në grupet e Conference League.”
Pasi shpreh shpresën për Egnatian e Vllazninë, por jo me optimizëm të theksuar, Gjoka shpreh besimin tek Tirana.
“Tirana është një skuadër që ka bërë një merkato shumë të mirë dhe ka mbledhur lojtarët më cilësorë të mundshëm në treg. Te Tirana kam shpresa shumë që këto lojtarë cilësorë që kanë ardhur, kanë një avantazh se kanë një eksperiencë me kampionatin shqiptar. Tirana ka një sulm shumë të mirë, ku janë katër lojtarë që unë i pres që t’i shoh që në fillim të ndeshjes, si Latifi, Abazi, Hasani dhe Kaina. I duhet të kalojë patjetër Dinamon, edhe pse ka një skuadër të mirë.”
Gjithsesi, përshtypja është se ekipet shqiptare nuk janë aq të forta sa dikur Skënderbeu, Kukësi e Partizani.
“Kanë qenë tre skuadra shumë të forta, kanë pasur sulmues shumë të mirë. Me Kukësin e u eliminuam nga Sheriff me një gol fushe, por kemi pasur sulmues të mirë si Pejic, Skënderbeu ka pasur Salihin, Partizani ka pasur Ekuban. Nuk ka më kështu sulmuesish, ndoshta mendoj se ka të bëjë situata ekonomike.”/ h.ll/abcnews.al