E pabesueshme, por e vërtetë. Joao Felix mund të rikthehet te Benfica, skuadër nga akademia e të cilës u “prodhuar” si lojtar dhe kjo gjë mund të ndodhë që këtë verë, me “fantazistin” portugez, i cili që prej largimit nga “shqiponjat” e Lisbonës nuk po gjen dot formën e tij më të mirë.
Sipas raportimeve më të fundit nga mediat portugeze, Presidenti i Benfica, Rui Costa ka hartuar një plan për rikthimin e “luzitanit”, teksa do të tentojë huazimin e tij përgjatë gjithë sezonit, vetëm pak ditë para mbylljes së afatit të merkatos së verës.
Në krahun tjetër, Benfica është një klub që i përmbush “kërkesat” e Felix, i cili e sheh ish-klubin e tij, si një “trampolinë” për t’u rikthyer sërish në nivelet e tij më ta larta, por ka gjithashtu të siguruar dhe pjesëmarrjen në UEFA Champions League, kompeticion aq i dashur për Felix. /i.m /abcnews.al