The Athletic ka publikuar një pjesë të letrës së PSG-së dërguar Kylian Mbappe.
Në mesin e qershorit, Mbappe i dërgoi një letër drejtuesve të PSG duke thënë se ai nuk do të përdorte opsionin për të vazhduar kontratën deri në qershor 2025.
Më pas u bë e ditur se PSG-ja me “ton agresiv” iu përgjigj kësaj letre.
Sot, The Athletic ka publikuar një pjesë të letrës që drejtuesit e PSG-së i kanë dërguar sulmuesit.
“E vetmja rrugëdalje nga situata mund të jetë shitja ose vazhdimi i të luajturit për klubin deri më 30 qershor 2025, gjë që u vendos qartë mes nesh. Kështu u larguan të gjithë lojtarët e mëdhenj duke lënë një trashëgimi të qëndrueshme dhe duke ndihmuar financiarisht klubin që ju ka ndihmuar që nga vitet e adoleshencës dhe ka mbështetur familjen tuaj”, thuhet në të. /G.D abcnews.al/