Çështja Kylian Mbappe ka nisur të tensionojë dhomat e zhveshjes së PSG-së. Sipas informacioneve të prestigjozes RMC Sport, gjashtë lojtarë, mes të cilëve edhe dy të rinj, ia transferuan deklaratat e sulmuesit në France Football te Nasser Al-Khelaifi mëngjesin e kësaj të shtune, duke shprehur zemërimin e tyre. Në intervistën në fjalë, Mbappe ende ka ulur klubin e kryeqytetit francez.
Revista France Football i ka dhënë trofeun e lojtarit francez të sezonit Kylian Mbappe. Për këtë rast, një intervistë me sulmuesin është realizuar më 12 qershor, gjatë grumbullimit të skuadrës franceze.
Në këtë reportazh interviste të shkëputur nga lajmi dhe të publikuar këtë të shtunë, lojtari beson se të luajturit në Paris “nuk e ndihmon shumë” për të vënë në pah paraqitjet e tij, si dhe tregon edhe vështirësitë për të arritur në Champions League.
Gjithmonë, sipas RMC Sport, këto fjalë nuk i kanë pëlqyer aspak një pjese të shokëve të skuadrës. Gjashtë lojtarë, përfshirë dy të rinj, i transferuan këto deklarata nga Mbappe te Nasser Al-Khelaifi mëngjesin e kësaj të shtune. Në një nga mesazhet thuhej: “Kjo është një fyerje për klubin”. /G.D abcnews.al/