Biden paralajmëron Xi Jinping: Kujdes, ekonomia e Kinës “varet” nga investimet perëndimore

schedule07:35 - 8 Korrik, 2023

schedule 07:35 - 8 Korrik, 2023

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka paralajmëruar homologun kinez  i Xi Jinping pas vizitës së këtij të fundit në Moskë dhe takimit të tij me presidentin rus Vladimir Putin, në fillim të këtij viti.

Biden ka theksuar se Xi Jinping duhet  të jetë i kujdesshëm sepse ekonomia kineze është e “varur” nga investimet perëndimore.

Ky nuk është kërcënim. Është një vëzhgim. Pasi Rusia pushtoi Ukrainën, 600 kompani amerikane u tërhoqën nga Rusia. Dhe ju më keni thënë se ekonomia juaj varet nga investimet nga Europa dhe SHBA . Epo, ki kujdes. Kujdes”, ka thënë presidenti amerikan./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!