Gianluigi Buffon është duke menduar për të ardhmen e tij, siç raporton gazetari italian, Gianluca di Marzio.
Ndonëse raportet e fundit treguan se portieri 45-vjeçar po mendon seriozisht t’i japë lamtumirë futbollit pas 25 vitesh, situata duket se ka ndryshuar.
Siç thuhet në raport, propozimi i paraqitur nga skuadra e Arabisë Saudite, për një kontratë dy vjeçare me të ardhura vjetore prej 30.000.000 euro, ka joshur portierin legjendar.
Buffon do të vlerësojë propozimin dhe pritet të shpallë vendimin përfundimtar brenda dy ditëve në vijim. /G.D abcnews.al/