Rrajat i rrahën me shkopinj gome, flet Jashar Maja: I afërmi im është në gjendje shumë të keqe në spital

schedule13:52 - 7 Korrik, 2023

schedule 13:52 - 7 Korrik, 2023

Jashar dhe Bilbil Maja janë dy të plagosurit nga sherri që ndodhi të enjten pasdite në në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, ku disa persona i goditën me shkopa bejsbolli dhe grushte, fortë për zhurmat e krijuara nga plasjet në një gurore në Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, vëllait të deputetit socialist, Rrahman Rraja.

Jashar Maja ka folur për ABC News, duke zbuluar detajet nga ky moment i rëndë, teksa ndër të tjera ka treguar edhe se si është gjendja shëndetësore e djalit të xhaxhait të tij, Bilbil Majës.

Ai ka thënë se ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë, i shtruar në spital, ndërkohë po pret që drejtësia të vendoset në vend.

“Gjendja është shumë keq. Ka dal nga spitali ushtarak dhe e kemi çuar në një spital më të specializuar privat. Unë kërkoj drejtësi nga shteti, nëse nuk vepron, nuk ia fal Xhelal Rrajës. Kam vetëm tre vjet që kam hyrë në shtëpi dhe instalimet i kam akoma pa vënë”, u shpreh Jashari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!