Kryeministri Edi Rama u prit në Sarajevë, presidentin e Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Becirovic.
Ky takim nuk ishte i planifikuar në agjendën e kreut të qeverisë shqiptare, në kuadër të turit të tij ballkanik.
“Sarajevë – Takim me anëtarin e Presidencës së Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Bećirović”, shkroi Rama në Facebook.
Më herët gjatë ditës së sotme, Rama u prit nga Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Borjana Kristo.
Rama e nisi turin ballkanik ditën e djeshme ku fillimisht vizitoi Shkupin dhe më pas Prishtinën. Në Prishtinë, Rama u prit nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Mes tij dhe kryeministri të Kosovës, Albin Kurti nuk pati një takim./abcnews.al