Valter Bami, i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme nga policia e Tiranës, ka mohuar sërish që të jetë pjesëmarrës në atentatin ndaj Gentian Bejtjes ku humbi jetën Ramazan Sino. Gjatë marrjes në pyetje në drejtorinë e policisë së Tiranës, Bami ka thënë se kur ka ndodhur ngjarja ai po qëndronte në shtëpi.
LEXO EDHE: Atentati në Larushk/ Prova që mund ta fundosë, arrestohet Valter Bami
Mirëpo burime nga policia thonë se janë të bindur qe 37 vjeçari ka qëlluar atë natë në Larushkë. Evidentimi i shenjave të barutit është bërë në mikroskop elektronik, që ka qenë vendimtar për nxjerrjen e urdhër arrestit për Bamin. Deri më tani ka vetëm një akuzë ndaj tij atë të armëmbajtjes pa leje.
Bashkë me Bamin u shoqëruan në polici edhe dy persona të tjerë të cilët ndodheshin në shoqërinë e Bamit. Pasi janë marrë në pyetje ata pritet të lirohen pasi nuk janë ngritur akuza ndaj tyre. Mësohet se gjurma e barutit i është gjetur tek kyçi i dorës.
Bami ka patur doreza në duar dhe pjesa e gishtave dhe e pëllëmbës ka dalë e pastër pa mbetje baruti. Kujtojmë që nga atentati i disa ditëve më parë në Larushk të Krujës mbeti i vrarë kunati i Bejtjes, Ramazan Sino ndërsa mbetën të plagosur dy fëmijët e tij të mitur./abcnews.al