“Kurbinasit” e Laçit kanë prezantuar pasditen e sotme dy goditjet e radhës të kësaj merkatoje vere, teksa zyrarizuan marrëveshjet me sulmuesin Ronald Sobowale dhe mbrojtësin Luis Paolo Silva Junior.
I pari vjen nga skuadra e Malishevës ndërsa i dyti ka një eksperiencë më të gjatë në Shqipëri teksa së fundmi ishte pjesë e Korabit në Kategorinë e Parë, teksa më herët ka qenë pjesë e Burrelit dhe Skënderbeut.
Njoftimi për zyrtarizimin e dy lojtarëve erdhi me anë të 2 postimeve në rrjetet sociale të klubit, ku u bë me dije se sulmuesi dhe mbrojtësi kanë kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe kanë kryer ditën e sotme seancën e parë stërvitore. /i.m /abcnews.al