Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mjekët e rinj, pesë vite punë në vend/ Çomo: Shumica e studentëve nuk duan të largohen

schedule19:49 - 6 Korrik, 2023

schedule 19:49 - 6 Korrik, 2023

TIRANË- Maturantët që dëshirojnë të studiojnë për Mjekësi të Përgjithshme në universitetet publike në vend para regjistrimit do të firmosin një marrëveshje përmes të cilës garantojnë se pas diplomimit do të punojnë pesë vite në Shqipëri. Qeveria miratoi draftin përmes të cilit synon frenimin e largimit të bluzave të bardha nga vendi.

Zëvendësdekania e Fakultetit të Mjekësisë Najada Çomo tha se nuk ka gjë më të mirë se t’i shërbesh popullit tënd në nevojat shëndetësore që ai ka. Sipas saj, i gjithë kontinenti evropian po përballet me një “eksod” të bluzave të bardha dhe ky fenomen nuk po ndodh vetëm në vendin tonë.

Studentët që vijnë në fakultetin e mjekësisë janë nxënësit më të Mirë që kanë mbaruar nga klasa e parë fillore dhe deri në maturë. Kur t’i hyn në një fakultet t’i ke ëndrrat e tua për të punuar në një vend të caktuar brenda ose jashtë Shqipërisë. Të punosh mjek, së pari e ke dëshirë. Së dyti, ku ka gjë më të mirë se t’u shërbesh njerëzve. Nuk ka gjë më të mirë se sa ti shërbesh popullit tënd, kudo ku ai ka nevojë për ty”, tha Çomo.

Gjatë intervistës për ABC News, Çomo tha se të gjithë kemi nevojë ta kemi një mjek në rrethin e ngushtë familjar dhe në këtë kuadër të gjithë studentët duhet të mendojnë, që për të ushtruar profesionin e mjekut të zgjedhin Shqipërinë.

Ajo tha se studentët nuk i ka ndaluar askush të largohen, por në këtë pjesë Çomo tha se ata duhet të zgjedhin të jenë “patriotë”, që t’i shërbejnë komunitetit.

Ata prindër, ata kushërinj që i kanë këtu e duan një mjek një familje për t’iu shërbyer. Nga takimet që kam pasur në vite nga studentë ka pasur që kanë shkuar, ka plot që kanë ndenjur, ka plot që rrinë dhe së fundmi, ne kemi plot studentë, që duke marrë parasysh periudhën e pandemisë kanë zgjedhur të rrinë në Shqipëri dhe kanë shkuar të punojnë në rrethet ku ata kanë pasur detyrimin dhe detyrën dhe vijojnë të punojnë në kushte shumë të mira. “Kanë ikur mjaft studentë, që nga viti parë ose ata që kanë mbaruar fakulteti, ose ata që kanë mbaruar specializimin. As nuk i ka ndaluar njëri, as nuk do ti ndalojë njeri studentët për të shkuar. Lëvizja e mjekëve, qoftë në Europë dhe qoftë vendet e tjera që ndodh, dhe e gjithë pjesa tjetër është që mos ta lëmë popullatën shqiptare pa ndihmë mjekësore”, theksoi Najada Çomo./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!