Refuzoi takimin me Ramën/ PSD-ja: Albin Kurti është lider i rrezikshëm, s’di të prodhojë paqe

schedule18:43 - 6 Korrik, 2023

schedule 18:43 - 6 Korrik, 2023

PRISHTINË- Sekretarja e Përgjithshme e PSD-së në Kosovë, Teutë Rrusta e cilësoi të gabuar veprimin e kryeministrit të Kosovës për të mos pritur në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ajo tha se kurti me lehtësi të madhe po takohet me presidentin e Serbisë, ndërsa kryeministrit të Shqipërisë i mbyll derën duke mos e pritur.

Gjatë intervistës në “Special Report”, Rrusta theksoi se Rama po tenton ta ndihmojë Albin Kurtin në përpjekjet e tij për ta bindur atë, për të gjetur një zgjidhje, e cila do të qetësonte klimën  konfliktuale në veri.

“Shumë gabim ky refuzim. Ideja për të mos u taku me Ramën është e gabuar. Ai me lehtësi më të madhe po takohet me Vuçiçin dhe refuzimi për kryeministrin Rama është gabim. Ai po përpiqet ta shpëtojë Kurtin duke u mundur ta bindë që të zgjidhë krizë. Shkaktari i krizës, që është kryeministri i Kosovës, ne duhet urgjentisht të mblidhemi dhe ta çojmë në opozitë”,  theksoi ajo.

Ajo theksoi se Albin Kurti nuk duhet konsideruar si politikan i zakonshëm, por duhet cilësuar si lider i rrezikshëm për Kosovën.

“Nuk duhet ta konsiderojmë Kurtin si politikan të zakonshëm, por duhet që z. Rama ta përdorë autoritetin e tij për të shpjeguar se çfarë lideri i rrezikshëm është ky, jo se si ky duhet të dalë nga kriza, por se si ky që nuk ka mundësi të prodhojë paqe”, theksoi Rrusta./ n.m.abcnews.al