Derbi shqiptarësh në Spanjë. Albacete dhe Malaga përballen sonte prej orës 20:30, ndërkohë që pritet që në fushë të jenë tre lojtarë të kombëtares shqiptare: Armando Sadiku, Keidi Bare dhe Rey Manaj. Një sfidë mjaft interesante, me kuqezinjtë që me siguri janë ngacmuar në distancë.
Në Spanjë artikujt për këtë sfidë janë disa. Eldesmarque.com ka botuar një shkrim me 10 kuriozitetet e Albacete-Malaga dhe një prej tyre është pikërisht fakti që në fushë pritet të jenë tre shqiptarë. /abcnews.al