Anëtarësimi i Suedisë në NATO, përpjekja e fundit për të hequr veton turke, takohen sot ministrat e Jashtëm

schedule15:19 - 6 Korrik, 2023

schedule 15:19 - 6 Korrik, 2023

Zyrtarë të lartë nga Suedia dhe Turqia do të takohen sot në selinë e NATO-s në Bruksel për të diskutuar veton e Ankarasë për anëtarësimin e Suedisë.

Një nga qëllimet e takimit është të identifikojë kundërshtimet e Turqisë ndaj kërkesës së Suedisë përpara takimit vjetor të NATO-s të së enjtes së ardhshme në Vilnius, Lituani, me Jens Stoltenberg që shpreh optimizëm se vetoja të paktën mund të hiqet dhe në minutën e fundit.

Në takimin në selinë e NATO-s, përveç Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës, do të marrin pjesë edhe ministrat e jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan, Suedisë, Tobias Billstrom dhe Finlandës, Elina Valtonen, shefja e shërbimeve të inteligjencës dhe këshilltarët e sigurisë kombëtare.

Megjithëse Turqia tha se synonte të vlerësonte situatën pas bisedimeve të sotme, komentet e fundit nga Rexhep Tajip Erdogan sugjeruan se kishte pak mundësi për t’i dhënë fund ngërçit mes mosmarrëveshjeve me Suedinë për djegien e një kopje të Kuranit në Stokholm.

/abcnews.al