Ish-sulmuesi i Fiorentinës, Romës dhe Interit dhe i kombëtares argjentinase, Gabriel Omar Batistuta është denoncuar për shfrytëzim të punonjësve të tij në një nga pronat bujqësore që ka në Reconquista, Argjentinë.
Pas marrjes së një raporti anonim, Jose Voytenco, sekretari i Sindikatës Argjentinase të Punëtorëve Rural, shpjegoi se u krye një inspektim dhe punëtorët u gjetën në kushte të mjerueshme.
“Kishte një ankesë anonime që paralajmëronte për mospërputhje të kushteve në një pronë të zotit Gabriel Batistuta, u krye një inspektim dhe u bë e mundur të verifikohej ajo që u tha”, u shpreh sindikalisti për radiostacionin “La Red”./h.ll/abcnews.al