Komentatori politik, Mero Baze i ftuar në një lidhje skype në ‘Edicionin e Qendror’ në ABC News, ndër të tjera komentoi edhe ndërprerjen e “Ballkanit të Hapur”.
Ai tha se “Ballkani e Hapur” nuk ishte një destinacion, por një proces që do të vazhdojë.
Sipas Bazes, “Ballkani i Hapur” eksploroi të gjitha mundësitë që ekzistonin në Ballkan për ta bërë më të lehtë Procesin e Berlinit.
“Parimet e Ballkanit të Hapur janë parime universale. Ai nuk është një destinacion, por një proces që do vazhdojë. Parimet e Ballkanit të Hapur janë parimet e Procesit të Berlinit. Ballkani i Hapur i eksploroi të gjitha mundësitë që ekzistonin në Ballkan për të bashkëpunuar dhe për ta bërë më të lehtë Procesin e Berlinit.
Nga ky eksplorim është konstatuar se Kosova dhe Bosja kanë probleme me këtë proces dhe nuk kanë udhëheqës që ta përballojnë. 4 vende arritën të përfshihen në këtë proces. Procesi i Berlinit është ndryshe nga Ballkani i Hapur vetëm në një pikë, detyrimi” tha Baze.
Në lidhje me faktin se ishte mungesa e Kosovës dhe Bosnjës ajo që bëri që “Ballkani i Hapur” të ndërpritet, Baze tha se jo, duke shtuar se “Ballkani i Hapur” u bë i padobishëm për arsye se Serbia hyri në konflikt me Kosovën.
Sipas tij, ndërprerja e nismës është po ashtu një përpjekje për të defaktorizuar rolin e Vuçiç si një aktor ballkanik.
“Nuk mendoj që Kosova është arsyeja pse Shqipëria po tërhiqet. Mendoj që Ballkani i Hapur u bë i padobishëm për arsye se Serbia hyri në konflikt me Kosovën.
Është një përpjekje për të defaktorizuar rolin e Vuçiç si një aktor ballkanik, që në fakt nuk po zbaton ashti si Kurti rregullat për të çtensionuar situatën në veri të Kosovës”, tha Baze.r.t/abcnews.al