Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka në plan të legalizojë martesat e të njëjtit seks, një hap i madh përpara për të drejtat LGBTQ në një rajon ku disa qeveri konservatore po godasin komunitetin.
“Martesa e të njëjtit seks do të ndodhë në një moment apo tjetër dhe kjo është pjesë e strategjisë sonë,” tha Mitsotakis, në një interviste më Bloomberg.
“Shoqëria greke është shumë më e gatshme dhe më e pjekur,” tha kryeministri grek për këtë çështje.
Ndërkohë, siç vëren Bloomberg, Greqia kërceu me 5 vende në renditjen e organizatës ILGAEurope për të drejtat e LGBTI në Evropë, duke tejkaluar vende si Britania dhe Gjermania.
Sa i përket raportit me Ankaranë zyrtare, Mitsotakis është shprehur se “ka ardhur koha për të ripërcaktuar marrëdhëniet me Turqinë.
“Ne po diskutojmë vetëm për demarkacionin e zonave detare. Një udhërrëfyes për de-përshkallëzimin e tensioneve do na ndihmojë të gjejmë një mënyrë për t’u marrë me atë që ne e konsiderojmë problemin kryesor të pazgjidhur që kemi me Turqinë“, tha Mitsotakis.
/abcnews.al