Analisti Frrok Çupi deklaroi se Beogradi ka marrëdhënie dhe bashkëpunim më të mirë me Bashkimin Evropian, ndryshe nga Prishtina.
Në një intervistë për ABC News, Çupi u shpreh se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka treguar gatishmëri për zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës, teksa sipas tij, ‘pesha e fajit’ bie në Prishtinë tek qeveria e kryeministrit Albin Kurti.
“Beogradi, është një palë që Prishtina e ka kthyer në armik të përjetshëm sepse Prishtina e Kurtit tenton konflikt të përjetshëm në kufi, e ka të domosdoshëm. Por në rrethanat e tanishme, siç është vënë re, qeveria e Vuçiç ka një tolerancë mjaft më të dukshme, ka një marrëveshje mjaft më të dukshme me evropianët. Ka një gatishmëri për ta zgjidhur çështjen, të paktën diplomatikisht. E gjithë pesha sot për sot, pesha e fajit, pesha e kryqit, ndodhet në Prishtinë tek qeveria Kurti”, theksoi ai./abcnews.al