Mjekët e rinj, 5 vite punë në vend/ Kusht për të përfituar studime me tarifa të reduktuara. Rriten dhe kuotat për studim në mjekësi

schedule13:05 - 5 Korrik, 2023

schedule 13:05 - 5 Korrik, 2023

Matuarantët që dëshirojnë  të studiojnë  për Mjekësi të Përgjithshme në universitetet publike në vend para regjistrimit do të  firmosin një marrëveshje përmes të cilës garantojnë  se  pas diplomimit  do të punojnë pesë vite në Shqipëri.

Qeveria miratoi draftin përmes të cilit synon  frenimin e largimit të bluzave të bardha nga vendi.

Kontratën me ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Arsimit do ta firmosin dhe studentët aktualë  të mjekësisë së përgjithshme, por detyrimi për ta  ndryshon  nga ata që nisin rishas shkollën.  Studentët nga viti i dytë deri në të katër  angazhohen për të punuar tre vite në vend ndërsa  ata nga nga viti i pestë të të gjashtë  dy vite.

Ndryshe nga studentët që fillojnë vitin e para këtë nëse nuk janë dakord  mund të paguajnë  koston reale të  shkollës për vitet e mbetura.

Qeveria garanton punësimin e tyre pas përfundimit të studimeve. Nëse një viti nuk arrihet  gjetja e një vendi punë  mjekët e rinjë lirohen nga kontrata dhe mund të tërheqin diplomën.  Synimi është që   projektligji të kalojë në parlament brenda korrikut  dhe të nisë zbatimin vitin e ardhshëm akademik./abcnews.al