Lokomotiva e Zagrebit ka bërë një ndeshje të shkëlqyer sot përballë Osijekut në kampionatin kroat të futbollit. Për Lokomotivën, u aktivizuan titullarë plot 4 futbollistë shqiptarë. Uzuni, Kastrati, Mersinaj dhe Çokaj e nisën këtë sfidë nga minuta e parë, ndërsa i riu Tuci nga stoli.
Osijeku kaloi shumë shpejt në avantazh, duke shokuar vendasit e Lokomotivës. Mariç në minutën e 7-të të takimit kaloi në avantazh miqtë, por dy golat nga Haliloviç dhe Toliç i dhanë fitoren Lokomotivës së Zagrebit.