Ish presidenti i shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton ka mbyllur vizitën e tij dyditorë ne Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social shkruan se Clinton tashmë është nisur në drejtim të Nju Jorkut.
Rama ka postuar një thënie nga vetë ish presidenti Clinton, i cili e ka cilësuar të jashtëzakonshme pritjen dhe se tashmë emri tjetër i Nju Jorkut është West Albania.
““Ishte e gjitha e jashtëzakonshme! Nuk do doja të ikja sot dhe po iki duke menduar se emri tjetër i Nju Jorkut është West Albania” – Bill Clinton ”, shkruan Rama. /abcnews.al