Eksportet gjermane të armëve u rritën me një të katërtën në gjysmën e parë të 2023, me grupin më të madh të destinuar për në Kiev, tha të martën Ministria Gjermane e Ekonomisë.
Për krahasim, në gjysmën e parë të 2022, vlera totale arriti në 4.16 miliardë euro (4.53 miliardë dollarë).
Më shumë se një e treta e eksporteve gjermane të armëve, rreth 1.65 miliardë euro (1.79 miliardë dollarë), u dërguan në Ukrainë. Hungaria ishte importuesi i dytë më i madh.
Sekretari gjerman i shtetit Sven Giegold tha në një deklaratë se vlera e eksporteve “tregoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Ukrainën në vetëmbrojtje të saj kundër luftës së agresionit rus, e cila është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”.
Lufta në Ukrainë ka detyruar shumë vende europiane të rimendojnë qasjen e tyre ndaj sigurisë. Gjermania, e cila për vite me radhë ka shpenzuar shumë më pak për ushtrinë e saj sesa shumë prej aleatëve të saj, ka rritur shpenzimet dhe ka hequr dorë nga politika e saj e gjatë për të mos dorëzuar armë vdekjeprurëse në zonat e konfliktit.
/abcnews.al