Nga Durim Bami te Mariklen Haka, kush janë të shoqëruarit për atentatin ndaj Gentjan Bejtjas

schedule11:37 - 4 Korrik, 2023

schedule 11:37 - 4 Korrik, 2023

Policia ka shoqëruar tre persona për atentatin e ndodhur pas mesnatës në Larushk të Krujës, ku mbeti i vrarë 29 vjeçari Ramazan Sino dhe u plagosën dy nipërit e tij të mitur, djemtë e Gentian Bejtjas. Burimet për ABC News konfirmojnë se në polici janë shoqëruar Durim dhe Valter Bami si dhe Mariklen Haka.

Gjithashtu mësohet nga burimet se familjarët dhe vetë Gentian Bejtja, që dyshohet se ishte objektibi i atentatit nuk janë pyetur akoma për shkak të situatës me fëmijët. Siç thuhet në njoftimin e policisë, efektivët deri më tani janë ushtruar kontrolle për ngjarjen në fjalë në tre banesa.

LEXO EDHE: Të shtënat me armë në drejtim të shtëpisë së Gentjan Bejtjas, vritet kunati, plagosen dy djemtë e tij, njëri në gjendje të rëndë

Në skedarët e policisë, ai rezulton i arrestuar disa herë për vepra të ndryshme penale, ndërkohë që ka qenë objektiv i sulmeve me armë edhe më parë. Atentati më i fundit ndaj Hakës u krye në shtator të 2019, ku mbeti e vrarë halla e tij, Shpresa Basha, e cila mbrojti nipin me trupin e saj.

Në vendin e ngjarjas mësohet se janë gjetur mbi 30 gëzhoja. Ky është atentati i tretë që i shpëton Gentian Bejtja, një emër i njohur për policinë. Në vitin 2016, atij iu vendos eksploziv në makinë. Ndërsa një vit më parë, u qëllua me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës.

Edhe në atentatin e dytë, Gentian Bejtja mbeti i plagosur. Bejtja rezulton person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës, si dhe i arrestuar me arsenal armësh në banesë. Ai është hetua edhe për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, pasi u dyshua bashkë me Enver Stafukën, si një nga autorët e vjedhjes së makinës nga e cila u vra Lamaj në shkurt 2013.

Kush janë tre të shoqëruarit?

Durim Bami nga Kruja është një emër i njohur nga drejtësia, por dhe politika shqiptare. Ai ka qenë dënuar më parë për vjedhje me armë. Bami është i njohur për atentatin e pretenduar nga Tom Doshi. Për këtë atentat të pretenduar përfunduan të gjithë zyrtarët e lartë të shtetit në dyert e Prokurorisë.

Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami u akuzuan për kallëzim të rremë për çështjen e atentatit të pretenduar ndaj Tom Doshit dhe deputetit të PD, Mhill Fufi. Valter Bami është vëllai i Durim Bamit, edhe ky një emër i njohur i botës së krimit. Edhe Mariglen Haka nuk është një emër i panjohur për policinë.

Në skedarët e policisë, ai rezulton i arrestuar disa herë për vepra të ndryshme penale, ndërkohë që ka qenë objektiv i sulmeve me armë edhe më parë. Atentati më i fundit ndaj Hakës u krye në shtator të 2019, ku mbeti e vrarë halla e tij, Shpresa Basha, e cila mbrojti nipin me trupin e saj./abcnews.al