Presidenti francez Emmanuel Macron mirëpret sot kryebashkiakët e 220 qyteteve franceze që kanë pësuar dëme të konsiderueshme pas një jave trazirash të dhunshme.
Një javë pas vdekjes së një të riu gjatë kontrollit policor, mbrëmë janë arrestuar 72 persona. Janë raportuar dëme të reja, megjithatë, me 24 ndërtesa të djegura ose të dëmtuara në të gjithë vendin, ndërsa 159 automjete u dogjën, thanë autoritetet franceze.
Katër sulme ndaj objekteve të policisë, xhandarmërisë dhe policisë bashkiake u raportuan ditën e djeshme, tha ministria e brendshme, pa asnjë oficer policie të lënduar.
Me takimin e sotëm, Emmanuel Macron kërkon të nisë një përpjekje të plotë afatgjatë për të kuptuar shkaqet që çuan në këto ngjarje, sipas shërbimeve të Presidencës Franceze.
Në lëvizjen e tij të parë që nga fillimi i krizës, Emmanuel Macron zgjodhi të vizitojë mbrëmjen e djeshme së bashku me ministrin e Brendshëm Gérald Darmanin një kamp policie në Paris dhe më pas selinë e policisë së Parisit.
/abcnews.al