“Rritja ekonomike për tre mujorin e parë ishte 2.7%”, Ibrahimaj: Turizmi, performancë historike. Punësimi arriti në 67.1 %

schedule10:41 - 4 Korrik, 2023

schedule 10:41 - 4 Korrik, 2023

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj tha në një konferencë për mediat se rritja ekonomike ishte 2.72% në tremujorin e parë të vitit 2023. Ministrja theksoi se rritja u nxit kryesisht nga aktivitetet e pasurisë së paluajtshme dhe ndërtimi, ndjekur nga sektori i tregtisë dhe shërbimeve.

Për tre mujorin e parë të vitit 2023, rritja ekonomike në vend ishte me 2.72 përqind. Ishte një rritje mesatare. Rezultoi që rritja 2.7 përqind ishte me e lartë se Maqedonia e Veriut e se Serbia. Në krahasim me vendet e BE, rritja ishte më e lartë pasi mesatarja e rritjes së vendeve të BE-së ishte 1 %.“, tha ajo.

Ministrja u ndal edhe tek sektori i turizmit, teksa tha se numri i turistëve është rritur 42 përqind, rreth 700 mijë më shumë sesa vitin e kaluar. Kjo sipas ministres është një performancë historike.

“Të dhënat e turizmit, ka pasur një rritje me 7.2%. Sa i takon 5 mujorit tregon për një ecuri mjaft pozitive për vitin 2023. Ka qenë me performancën më të lartë historike. Në 5 mujorin e parë numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri është rritur me 42%, rreth 700 mijë më shumë se vitin e kaluar. Turizmi ka filluar të jetë një dukuri e shpërndarë gjatë gjithë vitit. Presim që turizmi të vijojë që të ketë një performancë pozitive.” tha ministrja.

Ministrja shtoi se sipas të dhënave nga instituti i statistikave për tre mujorin e parë, punësimi është rritur në 67.1 përqind ndërsa papunësia është ulur në 10.9 përqind.

“Nga instituti i statistikave, të dhënat konfirmojnë trendin pozitiv të treguesve të tregut të punës gjatë tre mujorit të parë. Shkalla e punësimit ka arritur nivelin 67.1 përqind ndërsa papunësia ka shënuar 10.9 përqind, shifër në rënie në krahasim me një vit më parë. Sa i përket të dhënave të pagave, të dhënat që kemi janë të tre mujorit të parë që nuk reflektojnë as rritjen pagës minimale dhe as politikën e re të pagave. Megjithatë në tremujorin e parë, paga mesatare u rrit me 9.2 përqind në krahasim me një vit më parë.“, shtoi ministrja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!