I vranë kunatin 29 vjeçar dhe i plagosën të birin, pamjet nga banesa e Gentjan Bejtjas

schedule09:49 - 4 Korrik, 2023

schedule 09:49 - 4 Korrik, 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Krujë ku si pasojë e një atentati të ndodhur në fshatin Larushk në Krujë ka humbur jetën një 29 vjeçar dhe është plagosur një 13 vjeçar.

ABC News ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes dhe banesa e Gentian Bejtjas, ku ndodhi atentati e si pasojë humbi jetën kunati i tij Ramazan Sino 29 vjeç dhe u plagos djali i tij Alvi Bejtja, 13-vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë tek Trauma.

Ndërkohë shënjestër e atentatit ishte Gentian Bejtja, një person me precedent penal të mëparshëm i cili u ka shpëtuar edhe 2 atentateve më parë.

LEXO EDHE: FOTO/ Ky është 29 vjeçari që mbeti i vrarë nga atentati mafioz në Krujë

Ndërkohë mësohet  se autorët kanë ndaluar mjetin tip Volkswagen pranë rrugë nacionale dhe menjëherë kanë qëlluar në drejtim të dy personave duke lënë të vdekur në vend 29 vjeçarin dhe plagosur nipin e tij. Pas krismave, familjarët dhe fqinjët kanë njoftuar policinë e Krujës, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.

LEXO EDHE: E rëndë në Krujë/ Dajë e nip qëllohen me armë në oborrin e banesës, humb jetën njëri prej tyre

Pas atentatit, autorët janë larguar në drejtim të liqenit të fshatit Tapizë duke djegur edhe automjetin.

Kush është Gentian Bejtja
Gentian Bejtja i ka shpëtuar edhe më parë atentatit, ku në vitin 2022, ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës, i shoqëruar nga Klodian Stafuka. Në atë kohë Gentian Bejtja mbeti i plagosur. Ai i ka shpëtuar edhe në 2016 një tjetër atentati me eksploziv në makinë ku edhe në atë kohë u dëmtua.

Gentjan Bejtja, ish punonjës policie, rezulton person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës, si dhe i arrestuar me arsenal armësh në banesë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!