Mbreti Karli III dhe Mbretëresha Kamila janë kthyer në Skoci për Javën e Holyrood së bashku me Princin dhe Princeshën e Uellsit. Pa dyshim që ky është një udhëtim me vlera sentimentale për çiftin mbretëror.
Ata qendruan në Pallatin e Holyroodhouse në Edinburg dhe kjo do të jetë baza e tyre për shfaqjet e javës. Kjo është hera e parë që çifti mbretëror e viziton këtë rezidencë mbretërore që nga vdekja e Mbretëreshës Elizabeth në shtator 2022.
Lidhur me orarin e tyre, Mbreti Karli III dhe Kamila morën pjesë në ceremoninë e Çelësave në oborrin e Pallatit, të hënën më 3 korrik.
Ata gjithashtu pritet të vizitojnë projektin e artit Great Tapestry në Skoci dhe të marrin pjesë në një ngjarje të veçantë në Katedralen e Shën Aegid në Skoci të mërkurën./abcnews.al